TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2026, 16:12

Aksident në Pogradec, makinat përplasen me njëra-tjetrën; plagosen dy persona!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Pogradec, makinat përplasen me njëra-tjetrën;
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera lidhur me ngjarjen pas përfundimit të hetimeve paraprake.

aksident

Lini një Përgjigje