
54-vjeçari Gjin Nikollaj është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje.
Arrestimi u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të fazës së 95-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, pas lokalizimit të vendndodhjes së tij.
Sipas Policisë, Nikollaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe kanosjes.
54-vjeçari, banues në Laç, u kap gjatë operacionit të zhvilluar në Kurbin, ndërsa tashmë po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të përballet me ekzekutimin e dënimit.
"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale faza e 95-t e operacionit të koduar “Operacionalja”.
I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje, kapet në Kurbin dhe arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari.
Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.
Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje