TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 18:47

Aksident tragjik në Greqi, 26-vjeçari shqiptar përplas për vdekje bashkatdhetarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi, 26-vjeçari shqiptar përplas për

Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi, i cili është përplasur me makinë teksa po kalonte rrugën.

Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pasditen e së enjtes kur drejtuesi i automjetit edhe ai me origjinë shqiptare, që po ecte në bulevardin Vuliagmenis me drejtim për në Varkiza, ka goditur të riun duke e plagosur për vdekje.

“Dëgjova një zhurmë, por thashë ndonjë aksident si ato që ndodhin përditë, ndonjë makinë është përplasur. Por më pas pashë një makinë dhe një njeri të shtrirë dhe kuptova se kishin përplasur një këmbësor”, tha një dëshmitar.

Sipas oficerëve të policë rrugore i aksidentuari ka kaluar rrugën ndërkohë që semafori ishte i hapur me dritën jeshile vetëm për automjetet. 28-vjeçari është marrë me ambulancë dhe është transportuar për në spital, por disa minuta më vonë ka humbur jetën nga hemorragjia e brendshme.

“Pashë videon kur kombësorin e hodhi disa metra lart në ajër një makinë. Nuk e kishte fajin shoferi, por këmbësori që kaloi me semafor të kuq”, tha oficeri.

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin dhe i kanë bërë edhe testin e alkoolit. Policia ka sekuestruar edhe materialet filmike nga kamerat e rrugës për ti dërguar në prokurori. Për drejtuesin e mjetit rëndon akuza e vrasjes pa dashje dhe do të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e dy shqiptarëve.

aksident greqi shqiptari

Lini një Përgjigje