TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2023, 19:13

Aksident tragjik në Itali/ Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali/ Makina del nga rruga dhe shpërthen në

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari shqiptar ka ndodhur në orët e para në mëngjesit të sotëm në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Sipas mediave italiane viktima është Arnold Selishta.

Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë. 22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku ndërroi jetë pak kohë më pas.

Bashkë me shqiptarin udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët arritën të dilnin në kohë nga mjeti duke shpëtuar.

Sipas hetuesve italianë, shoferi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrezikon që të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë. Bëhet me dije se hetuesi po verifikojë mundësinë që mjeti mund te jetë parakaluar nga një tjetër makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Kjo pasi disa dëshmitarë raportohet të kenë thënë se kishin parë dy makina që dukej se po bënin garë me njëra-tjetrën.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

aksident itali shqiptari

Lini një Përgjigje