TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Korrik 2023, 14:35

Aksidente në Librazhd dhe Vlorë/ Makina përplaset me pemën dhe kthehet përmbys; BMW-ja përfundon sipër Range Rover-it

Shkruar nga Pamfleti

Aksidente në Librazhd dhe Vlorë/ Makina përplaset me pemën

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Nartës në Vlorë.

Bëhet me dije se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën. Pas përplasjes mjetit është kthyer përmbys. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu një tjetër aksident është regjistruar në Librazhd, ku BMW ka përfunduar sipër Range Rover-it.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 11:50 në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa për Babje”, ku një makinë është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Range Rover’ në tentativë për të parakaluar.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por po ashtu ka pasur edhe të lënduar në njerëz. Por fatmirësisht nga aksidenti ka patur vetëm dy të dëmtuar lehtë.

librazhd vlore bmw range rover

Lini një Përgjigje