Kronike 4 Qershor 2023, 13:53

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, Policia jep detaje: Njëri nga shoferët e arrestuar në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në

Naim Allmeta 63 vjeç një prej shoferëve që u arrestua për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën një 10-vjeçar në Bërxullë ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja.

Policia sot e ka vënë atë në pranga së bashku me Erjon Hajdini 30 vjeç, pasi për shkak të përplasjes së dy makinave të tyre humbi jetën i mituri.

Tiranë- Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip "Toyota", në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip "Dacia", me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

bërxullë arrestohen shoferët