
Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë arrest me burg për Eldi Allushin, pronarin e makinës 'BMV X6' që përfundoi nga rruga në shëtiroren e Liqenit Artificial në Tiranë.
Edhe Prokuroria kërkon arrest me burg, pasi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte Emiliano Nina i cili është ende në kërkim. Ndërkohë avokatët kërkuan masë sigurie më të butë.
Eldi Allushi është justifikuar para hetuesve duke thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.
26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit.
Aksidenti ndodhi më 22 gusht 2023. Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga "Rruga e Kosovarëve" ka hyrë mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.
Lini një Përgjigje