
Një tjetër urban i Tiranës është përfshirë në aksident sot. Këtë herë është përplasur në rreth rrotullimin e Saukut një urban i linjës me një karrotrec. Paraprakisht mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve shkaqet e këtij aksidenti.
Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur sot në Tiranë, ku mes mjeteve të përfshira ka pasur edhe autobusë të linjave urbane. Aksidenti i paradites ku u përfshi një urban i Unazës shkaktoi disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Lini një Përgjigje