TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2025, 14:19

Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje dy persona, arrestohet 40-vjeçari i

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur me makinë për vdekje dy persona në 2024-ën.

Sipas policisë, Klajdi Ruçi ishte dënuar me 7 vjet  e 4 muaj burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u arrestuar në zonën e Shkozës dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Unavoidable”. I dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 40-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje