TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2023, 10:55

Aksidentoi për vdekje shtetasen gjermane në Qafë-Thanë, arrestohet 50-vjeçari serb

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje shtetasen gjermane në Qafë-Thanë,

Është arrestuar shoferi i kamionit që u përplas me automjetin e 56-vjeçares gjermane e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ngelur i lënduar edhe shtetasi me iniciale P.K, i cili ishte pasagjer në makinën e 56-vjeçares.

Shtetasi serb me iniciale S.M., 50 vjeç, i cili po drejtonte kamionin është vënë në pranga nga policia rrugore e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.

 

qafe thane aksident 50-vjecari serb

Lini një Përgjigje