TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2024, 14:11

Aksioni i SPAK/ Djalit të Pojës i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, familja: Paratë ishin nga biznesi i pularisë

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK/ Djalit të Pojës i sekuestrohen 3 milionë euro

Një sasi prej më shumë se 3 milion euro është sekuestruar në një nga lokalet e Fatmir Troplinit në Shkozet të Durrësit.

RENEA, ka shkuar në lokalin dhe banesën e Fatmir Troplinit, djalit të biznesmenit Xhevdet Troplini që në Durrës njihet me nofkën "Poja". Sasia e eurove është gjetur nga RENEA në momentin e kontrollit të një lokal-restoranti.

Por familjarët e Fatmir Troplinit, kanë pretenduar se sasia e eurove është si rrjedhojë biznesit të tyre. Fatmir Troplini, zotëron 100 për qind biznesin e vezëve në zonën e Sukthit në Durrës.

Prej vitit 2017 ai është pronari i kompanisë "Glauk Impexs". Policia ka kryer kontrolle dhe në banesën e Vis Pojës, nipit të Troplinit, por ndaj tij deri në këtë fazë nuk ka asnjë masë arresti thonë burimet.

Fatmir Troplini, dyshohet se akuzohet për Sigurim të kushteve me qëllim vrasjen e Preng Gjinit në Tiranë, porosi kjo e dhënë nga familja Reçi në Elbasan.

Protagonizmi i tij ka dalë gjatë një hetimi të kryer nga SPAK, ku përmes bisedave të "Sky" ai flet me persona të tjerë, duke i shitur apo blerë një sasi eksplozivi të pajisur me telekomandë.

Kjo sasi tritoli më pas i është vendosur në automjetin tip “Benz-Mercedes” të përdorur nga Preng Gjini/OraNews

Lini një Përgjigje