Kronike10 Korrik 2023, 09:45

Akuzohet për shpërdorim detyre, Prokuroria e Sarandës çon në gjykatë çështjen ndaj ish-përgjegjësit të IKMT

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për shpërdorim detyre, Prokuroria e Sarandës çon

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar dërgimin në gjykatë të çështjes ndaj Julian Prenit, ish-përgjegjësit të IKMT Sarandë.

Hetimet fillestare për Prenin janë kryer nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv”, por për shkak se nuk është arritur të provohet kjo vepër penale dhe në bazë të dyshimeve se është konsumuar vepra tjetër “shpërdorim detyre”, dosja është transferuar në Prokurorinë e Sarandës.

Mësohet se ka qenë Prokurori Kledian Llaho ai që ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen ndaj Prenit, i cili drejtoi IKMT e Sarandës në periudhën 2019-2020.

Seanca e parë për dërgimin e çështjes në gjyq, sipas sistemit gjyqësor, është parashikuar të hënën, nën drejtimin e Suela Xhanit. Preni mësohet se akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me disa raste të lejimit të ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Sarandë.

julian preni gjykate shperdorim deyre