TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 17:42

Akuzohet se dhunoi të miturin, nis hetimi për edukatoren 35-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet se dhunoi të miturin, nis hetimi për edukatoren
Foto Ilustrim

Një edukatore e një qendre rezidenciale për fëmijë, është vënë nën hetim nga policia pasi akuzohet se dhunoi një fëmijë.

Pamjet ku edukatorja 35-vjeçare dhunonte të miturin janë bërë publike në rrjetet sociale.

Ndaj 35-vjeçares rëndon vepra e keqtrajtimit të të miturve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidenciale për fëmijë. Ajo dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pas publikimit në një portal të disa pamjeve filmike.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin”, njofton policia.

dhune ndaj te miturve nen hetim edukatorja 35-vjeçare

Lini një Përgjigje