TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2025, 15:45

Kultivonin bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, arrestohet 56-vjeçarja; në kërkim i shoqi

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, janë goditur nga policia në Kurbin, ku janë arretsuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. 

Në pranga u vendos Ilir Seli, 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Ndërsa u shpall në kërkim Pal Piroli, 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, Age Piroli, 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre

"Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej. Asgjësohen 221 bimë narkotike, sekuestrohen 108 fara të kësaj bime.Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.   

Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste:  

- u arrestua shtetasi Ilir Seli, 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;  

-u shpall në kërkim shtetasi Pal Piroli, 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja Age Piroli, 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa. 

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin", njofton policia. 

kultivim kanabisi

Lini një Përgjigje