‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.
Arrestohet në Itali, Aleksandër Deda i njohur si "Leksi i Druve".
Lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Metamorfoza" dhe ishte në masën "arrest në burg" në mungesë.
Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol pak më parë është arrestuar në Itali, Arian Tuku.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.
Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.
Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.
Gjithashtu 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra. Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.
Kush është Leksi i druve?
Aleksandër Deda ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka. Është i njohur me shumë personazhe nga Nikla dhe Fushë Kruja.
Ai i ka shpëtuar tri atentateve.
Deda ka shkaur në Prokurorinë e Posaçme për shkak se ndihej i rrezikuar nga të gjitha anët.
Ai ka qenë mik me ish deputetin e PS, Arben Ndoka dhe më pas armiq teksa tentuan ta eliminojnë me dron.
Në dosjen e SPAK rezulton se ish-deputeti i PS, Arben Ndoka kërkonte vrasjen e Ndrekës për shkak se dyshonte që ai ishte personi që kishte ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Megaoperacioni i SPAK
4.5 milionë euro pasuri të sekuestruar, 20 të arrestuar brenda dhe jashtë vendit dhe zbardhje e disa vrasjeve të bujshme të ndodhura gjatë viteve të fundit, është bilanci i operacionit të Policisë, RENEA-s dhe 30 oficerëve të BKH-së gjatë kontrolleve në bazat e bosëve të krimit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve nga SPAK.
Njëkohësisht u gjetën 3 milionë euro kesh të fshehura në valixhe por edhe të groposura në tokë, makina të blinduara dhe orë “Rolex”.
Pas hetimeve disa vjeçare edhe sigurimit të provave, Prokuroria e Posaçme goditi 7 grupe te rëndësishme kriminale në vendin tonë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen. 14 urdhër-arreste të SPAK janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit e konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 ne Belgjikë.
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish-deputetit të Lezhës Arben Ndoka, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020.
Konkretisht, në dosjen e SPAK drejtori i Policisë se Lezhës në vitin 2020 Henrigert Mitri akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Po ashtu edhe efektivi Klodian Shahini, ish-punonjës i policie kufitare, aktualisht efektivë në Policinë e Shtetit akuzohet se mbështeste grupet kriminale ne kultivimin e drogës.
Po ashtu SPAK ka firmosur urdhër-arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s dhe kolegun e tij me iniciale A.P.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit për të kryer ekzekutimet. Në njoftim përmendet grupi i Ervis Martinajt, Grupi i Arben Ndokës në Lezhë, grupi Duka në Tiranë, Grupi Avdylaj në Shijak dhe grupi i Durim Bamit në Fushë-Krujë dhe grupi i Shullazit në Tiranë. Këta grupe lidhnin aleanca mes tyre për të dobësuar njërin krah apo forcuar grupin tjetër duke porositur dhe paguar vrasës me pagesë për kryerjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në disa qytete të vendit.
Në këtë operacion u përfshirë Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke.
Lini një Përgjigje