TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 11:57

Arrestimi i Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë tregon detaje nga operacioni: Gjetëm dy persona të armatosur

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ramazan Rrajës, zyrtari i policisë tregon detaje nga

Vijon procesi gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe ngjarje të tjera të ndërlidhura.

Në seancën e radhës ka dëshmuar Bujar Deliallisi, aktualisht zv.drejtor i Policisë në Durrës, i cili ka dhënë detaje për një nga operacionet ku ka marrë pjesë, kapjen e të shumëkërkuarit Ramazan Rraja.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Deliallisi deklaroi se: “Në vitin 2019 kam qenë i punësuar në Policinë e Gjirokastrës, më pas në vitin 2023 kam qenë në Korçë deri në muajin mars. Prej marsit të këtij viti mbaj detyrën e zv.drejtorit të Policisë në Durrës”. Ai u shpreh se ka marrë pjesë në aksionin për arrestimin e Ramazan Rrajës.

“Ka pasur plan operacioni për ndërhyrjen. Aksioni është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës, pranë Urës së Gjolës”, tha Deliallisi.

I pyetur për zhvillimet gjatë aksionit, dëshmitari sqaroi se: “Gjatë ndërhyrjes u konstatuan dy persona. Njëri prej tyre ishte Ramazan Rraja. Tek të dy u gjetën armë zjarri në brez, konkretisht pistoleta”.

Në këtë moment të seancës ndërhyri edhe i pandehuri Plarent Dervishaj, i cili kërkoi të dijë se nga kishte ardhur informacioni që çoi në identifikimin dhe kapjen e Rrajës, por dëshmitari nuk dha detaje lidhur me burimin.

Lini një Përgjigje