
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë. Mësohet se një 19-vjeçare, ka plagosur me armë aksidentalisht kushëririn e tij (pushkë sportive) shtetasin me iniciale D.S., 27 vjeç.
Sipas uniformave blu, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje