Sipas të dhenave paraprke mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje 35-vjeçari Flobert Ajazi, drejtues i njërës prej makinave të përfshira në aksident.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, në dalje të qytetit të Vorës, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas të dhenave paraprke mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje 35-vjeçari Flobert Ajazi, drejtues i njërës prej makinave të përfshira në aksident.
Gjithashtu, dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
"Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje