Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.
Polcia bën me dije se është dëmtuar e moshuara 85-vjeçare që ndodhej në banesë. Nuk dihet nëse ajo ndodhet e vetme në banesë, por është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën "Altin Basha", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje