TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2025, 13:57

Brioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë që falsifikonte datat e skadencës (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Brioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brenda

Policia ka njoftuar sot goditjen e një rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara pasi i falsifikonte etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit tregtar “Master AL”. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Nga pamjet e shpërndara nga policia, shihet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Brioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brendaBrioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brendaBrioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brendaBrioshë, fruta të thata dhe pije; çfarë u zbulua brenda

Lini një Përgjigje