
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i avokatit Alban Bengasi, të cilat kanë nxjerrë blof policinë e shtetit. Burime për mediat kanë zbardhur shkresën ku një javë më parë avokati Bengasi përmes përfaqësuesit të tij ligjor i ka kërkuar SPAK të vetëdorëzohet.
Në shkresë përfaqësuesi ligjor shprehet se mes Shqipërsië dhe Dubait nuk ka marrëveshje ekstradimi, kështu që klienti i tij Bengasi kërkon të pezullohet kërkimi ndërkombëtar me qëllim që ai të udhëtojë nga Dubai në Shqipëri.
Bengasi akuzohet se i ka ofruar 120 mijë euro Nuredin Dumanit që t’i vriste gruan e tij, pasi dyshonte se e kishte tradhëtuar me shokun e tij të ngushtë. Ka qenë i penduari i drejtësisë, Dumani ai që ka zbardhur këtë ngjarje, për shkak të së cilës Bengasi u shpall në kërkim.
Shkresa:
Të nderuar Prokurorë!
Pranë Prokurorisë së Posaçme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në muajin maj të Vitit 2022 është regjistruar procedimi penal në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj Alban Bengasi, i dyshuar për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130/a/l i Kodit Penal kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale*, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal Posaçme e Shkallës së Parë kundra Gjykata Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar Tiranë me vendimin e saj Nr.45 datë 17.05.2022 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” ně mungesë për personin nën hetim Alban Bengasi i dyshuarpër veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/1, 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal Duke qënë se ka një masë sigurimi ”Arrest në burg” në mungesë ndaj tij është bërë edhe shpallja e tij në kērkim ndërkombëtar Por duke qënë se shtetasi Alban Bengasi është rezident ne shtetin e Dubait prej datës 07.06.2022 dhe i pajisur me ID Number 784-1973-2683597-8 nga ky shtet, ky shtetas kërkon të vetëdorëzohet pranë autoriteteve shqiptare për tu vënë në dispozicion të Institucioneve të Drejtësisë si SPAK dhe GJKKO për tu përballur me procedurat hetimore dhe gjyqësore në ngarkimin e tij për çfarë ai
dyshohet.
Për këtë vetëdorëzim kemi njoftuar edhe Ambasadën Shqiptare ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Por për tu berë e mundur ardhja e tij nga shteti i Dubait për në shtetin Shqiptar kërkojmë nga ana juaj të pezulloni kërkimin ndërkombëtar për këtë shtetas vetëm për qëllim që ai të mund të udhëtojë nga Dubai për në Shqipëri, në ditën dhe orët që do të vendosni ju. E bëjmë këtë kërkesë pasi midis shtetit Shqiptar dhe atij të Dubait nuk ka marrëveshje ekstradimi midis këtyre dy vendeve. Kërkoj që kjo kërkesë të trajtohet në mënyrë sa më te shpejtë nga ana juaj duke komunikuar me Interpol Tirana për ç’farë ne kērkuam më sipër duke berë anullimin e kërkimit ndërkombëtar të përkohshëm për këtë shtetas per qëllimin e vetëdorëzimit dhe transportit nga Dubai për në Shqipëri të personit nën hetim Alban Bengasi.
Ju faleminderit!
Lini një Përgjigje