Kronike 4 Tetor 2023, 21:10

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, gazetarët: Si u bind Tafani të tregonte vrasjet dhe arsyet përse Laert Haxhia nuk i ekzekutoi prokuroret

Shkruar nga Pamfleti

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë,

Dëshmitë e të penduarit Artan Tafani i cili zbuloi disa nga vrasjet e bujshme, që sipas tij ishin urdhëruar nga ai që njihet si kreu i bandës së Lushnjes, Laert Haxhiu tronditën vendin tonë

Të ftuar në emsionin 'Në Shënjestër' për të folur më tepër për këtë çështje, ishin gazetarët Glidona Daci dhe Eni Ferhati.

Ky i fundit, lidhur me dëshminë e Tafanit i cili tha se Haxhiu kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve, u shpreh se arsyeja se përse mund të mos jenë kryer, lidhet me faktin se kreu i bandës së Lushjes nuk ka dashur të rëndojë më shumë pozitën e tij.

“Ai është tërhequr vetëm për shkakun që nëse do t’i hynte dhe kësaj loje, pra të ngrinte dorën ndaj dy prokuroreve, do t’i hynte një tjetër valleje, dhe ekstradimi i tij nga Greqia do të ishte formalitet.

Vrasja e Xhaferrajt tregon më shumë për personalitetit e Haxhiut. Fakti që ka ekzekutuar në mënyrë makabre kushëririn e tij, ka dashur të përçojë dhe një mesazh brenda grupit të tij, duke u lënë të kuptohet se nëse ‘mendoni të më shisni, do keni të njëjtin fat’”, tha Eni Ferhati.

Ndërkohë gazetarja Daci tha se arsyet që mund të kenë shtyrë Tafanin të dëshmojë, janë frika që ai kishte nga Haxhiu, dhe vendosja përballë fakteve nga Prokuroria.

“Përpos frikës nga Laerti, Tafani u vu para fakteve nga prokurorët, dhe u ndje i presionuar, por iu ofrua dhe mbrojtja, në mënyrë që te rrëfente krimet. Kanë qenë dy arsyet që e kanë çuar të rrëfejë”, tha Daci.

gazetaret tafani vrasje laert haxhia dy prokuroret