
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani mëngjesin e sotëm, ku kanë vdekur 3 shqiptarë. Një furgon me 9 persona në bord ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë. Për pasojë kanë ndërruar jetë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç.

Sipas mediave gjermane, 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë në spital. Ata janë të moshës midis 20 dhe 66 vjeç. Po sipas mediave vendase, furgoni drejtohej nga një 22-vjeçar.

Deri më tani nuk ka të dhëna mbi identitetet e tyre, por ministria e Jashtme bën me dije se 4 nga 6 të plagosurit janë po shqiptarë. Ata kanë qenë duke u kthyer nga një festë në momentin e aksidentit.

Lini një Përgjigje