TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2024, 11:37

Detaje nga baza e falsifikimit të dokumentave, kush është “koka” e grupit i dënuar më parë për kontrabandë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga baza e falsifikimit të dokumentave, kush është

Një subjekt në Yzberisht të Tiranës ishte kthyer në ‘bazë’ për falsifikimin e dokumenteve.

Subjekti "Uni Trans sh.p.k.", u zbulua sot nga Policia e Tiranës, ndërsa në pranga kanë rënë 2 organizatorët, si edhe një person i cili kishte po merrte një certifikatë pronësie false. 

Dy organizatorët e kishin kthyer subjektin në bazë të mirëfilltë për të falsifikuar dokumente për llogari të personave të ndryshëm. Ata kishin në dispozicion vula falsë të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çlirim Bregu, 53 vjeç, dhe Arben Rushiti, 55 vjeç, nëpërmjet këtyre vulave pajisnin ‘klientët’ me dokumente false, si leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale. Madje një person, Fatos Shima, 54 vjeç, që kishte ‘porositur’ një certifikatë pronësie false ra në pranga nga policia në momentin e zbulumit të 'bazës'.

Policia ka sekeustruar 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale). Ndërkohë, në ambientet e këtij subjekti privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatuan punonjës të pasiguruar.

Çlirim Bregu, bashkëpronar i firmës, rezulton i dënuar më parë dhe për kontrabandë. Në dhjetor të vitit 2018 ai u arrestua pasi tentoi që të fusë në vendin tonë 8 mijë litra verë kontrabandë.

clirim bregu falsifikim

Lini një Përgjigje