
Zbardhen të tjera detaje nga atentati sot në Kurbin, ku mbeti i vdekur një person.
Sipas dëshmisë që ka dhënë në policia Ardjan Gjeloshi, autorët janë prezantuar në kompani si efektivë policie. Ata janë ndalur fillimisht nga roja, por janë shprehur se janë policë. Më pas sapo kanë parë kreun e firmës, kanë hapur zjarr, por para tij doli ekonomisti Selman Mihana, i cili gjeti vdekjen.
Dyshimet janë s enë ngjarje janë përdoru dy automjete, njëra prej të cilave “Range Rover”, që dyshohet e vjedhur pak kohë më parë në një karburant në Lezhë.
Policia e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij.
Ardian Gjeloshi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majtë ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë.
Lini një Përgjigje