
Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 32-vjeçarit Mirel Ishka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se mes dy personave ka ndodhur një sherr për motive banale. Më konkretisht dy të rinjtë janë zënë për një makinë dhe në momentin që Ishka ndodhej në lokal, ka ardhur autori dhe e ka goditur me thikë.
Mësohet se Ishka është goditur në pjesën e barkut, ndërsa momentalisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Lini një Përgjigje