Gjykata ka lënë në burg Dario Bruçin, i cili rrihte gruan dhe u thoshte familjarëve të saj se ka probleme mendore.
48-vjeçari dhunonte gruan, familja e saj e shtroi dhe në spital psikiatrik për mjekim. Bruçi po ashtu pagoi shtetasin Kujtim Popaj për ta shëruar me pretendimin se i kishin bërë magji.
Ky i fundit, shtetas nga Kosova, është vënë po ashtu nën hetim nga ana e prokurorisë.
Për t’i nxjerrë magjinë e pretenduar, 33-vjeçarja dhunohej në mënyrë barbare si nga bashkëshorti i saj, po ashtu edhe nga hoxha, i cili pretendonte për t’ja nxjerrë magjinë me goditje me kaçavidë. Ky rit i çuditshëm fetar nga hoxha u pa nga pamjet filmike të gjetura nga efektivët e policisë në telefonin e 48-vjeçarit.
Mësohet se ka qënë nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit e para që nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj bijës së saj. Policia zbarkoi menjëherë në shtëpinë e tyre në Mat dhe gjeti me shenja dhune gjithandej 33-vjeçaren.
Lini një Përgjigje