
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje të OSHEE-së në detyrë.
38-vjeçari dhunoi me sende të forta punonjësen, pasi kishte shkuar në lokalin e tij për të kryer verifikimet në matësin e energjisë elektrike.
Ndaj të riut, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur ndalimin e shtetasit S. C., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari dyshohet se në ambientet e lokalit të tij ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së, e cila kishte shkuar në subjekt për të kryer verifikime në matësin e energjisë elektrike.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materiali i ndaluarit i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje