TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2023, 08:02

Digjet një makinë në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të tjera pranë

Shkruar nga Pamfleti
Digjet një makinë në Elbasan, dëmtohen dhe dy mjete të

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ku ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Dritan Turani, banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë. Për shuarjen e flakëve punuan 5 zjarrfikës dhe dy automjete.

"Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen "5 Maji", ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.  Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.  Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit", njofton policia.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Lini një Përgjigje