TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2025, 09:09

“Do një shok 20 ‘bukë’ në Holandë”/ Zbardhen bisedat e agjentit të antiterrorit me trafikantët, pazaret për drogën sollën përplasje

Shkruar nga Pamfleti

“Do një shok 20 ‘bukë’ në Holandë”/

Detaje të reja janë marrë nga dosja për arrestimin e një grupi trafikimi drojë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, në sasinë prej 1.3 ton kokainë.  Në një bisedë ata flasin rreth çmimit të kokainës, teksa i referohen pseudonimin “buka”.

Komunikimet nëSky ECC" janë Igli Haxhiajt dhe anëtarët e tjerë të grupit, i cili u arrestua pas një operacioni të SPAK dhe antimafie italiane, kundër një organizate të trafikut ndërkombëtar të mundshëm.

Disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, si më poshtë:

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin…. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin...

….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

I.Haxhiaj: Duhet të flasë…

I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

…..: ja tja tregoj cunave.

Të dhënat janë publikuar më 10.02.2021.

I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo është.

….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

I.Haxhiaj:

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera natyre.

….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

...: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin…. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin ….

….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc…Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

….: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

….: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

….: File holland 29.5, eshte malli jon…

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

….: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: Dosja po me sjell 4-5 cope posht… A eshte mundesia me sjell ne shqiperi.

…: Une jo, un ti jap holland ose spanjo, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per t'i sjelle ketej, thashe t'i merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…/ TCH

Lini një Përgjigje