
Festa për Ditën e Pavarësisë është kaluar edhe me ndëshkimin e disa drejtuesve të mjetevenë kryeqytet, pasi kanë kryer manovra të gabuara në zonën e Bulevardit të Ri, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia bën me dije se pasi krijuan situata të rrezikshme për qarkullimin, efektivët ndërhynë duke ndaluar tre shtetasit dhe duke bllokuar automjetet e tyre.
“Efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale. Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, njoftoi policia.
Uniformat Blu më tej u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike.
Lini një Përgjigje