Kronike20 Maj 2024, 16:48

Dosja e SPAK/ Plani për vrasjen e Arben Ndokës nga Rrajat, s'i u futën në hasmëri dy ish-deputetët e PS

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e SPAK/ Plani për vrasjen e Arben Ndokës nga Rrajat, s'i u

Në dosjen e SPAK, zbardhet një detaj lidhur me planin e vrasjes së ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë plan është se organizator ishte Xhella Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Në dosjen e publikuar nga Klodiana Lala, evidentohet se Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari. Ish-deputeti socialist i Lezhës i shpëtoi planit të vrasjes pasi nuk shkoi për ngushëllim në banesën e gjyqtarit të ndjerë.

Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashjkëpunim me Xhelal rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje.

Duke ndjerë rrezikun që i kanosej Bami bën aleancë me Endrit Doklen dhe kërkon të eleminojë Arben Ndokën.

Sipas SPAK, Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish deputetit.

“Nga komunikimet e zbuluara në SKY EÇ, Durim Bami ka shkuar në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit”, thekson prokuroria.

Në dosjen e SPAK theksohet se “pasi ka pritur deri në orën 16:04 duke marrë informacion nga Marklen Haka për ardhjen e shtetasit Arben Ndoka, është larguar, pasi ai e ka informuar që të mos rrijë më aty pasi ai nuk do të vinte”.

SPAK thotë së më pas Durim Bami ka komunikuar me Doklen për të mësuar për lëvizjet e Ndokës, por nuk ka marrë informacione të reja, duke dështuar kështu në ekzekutimin e ish ligjvënësit socialist.

Këto të dhëna dalin në dritë në kuadër të megaaksionit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale.