Kronike 5 Tetor 2023, 09:53

“Dumani nuk i ka treguar të gjitha”, eksperti i kriminalistikës paralajmëron çfarë do të ndodhë me Artan Tafanin

Shkruar nga Pamfleti

“Dumani nuk i ka treguar të gjitha”, eksperti i

Ai theksoi se dyshon se Nuredin Dumani, nuk i ka treguar të gjitha duke shtuar se është skeptik në dhënien e statusit e të penduarit të drejtësisë.

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka komentuar operacionet e zhvilluara së fundmi në vendin tonë, pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafani, çoi në zbardhjen e disa vrasjeve.

Ai theksoi se dyshon se Nuredin Dumani, nuk i ka treguar të gjitha duke shtuar se është skeptik në dhënien e statusit e të penduarit të drejtësisë.

Referuar Tafanit, ai nënvizoi se sapo të dalë nga burgu, mund ta vrasin pasi ka 10-15 histori.

Nuk e di nëse Dumani i ka treguar të gjitha. Te mega-operacioni “Metamorfoza” kanë dalë detaje të tjera, dhe kjo shtron dhe pyetjen se sa i sinqertë ka qenë Dumani. Gjithmonë kam qenë i rezervuar që të mos jepet shumë kollaj statusi i të penduarit të drejtësisë. Si mund të dalë ai me statusin e të penduarit kur ka vrarë 10-15 veta, dhe unë ju garantoj që ditën që do të dali nuk e bën javën sepse i ka nja 15 hasmëri. Në këtë kuadër statusi I të penduarit duhet parë dhe nuk duhet dhënë shumë kollaj”-tha ai në Euronews Albania.

nuredin dumani