Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh dyshohet se është dhunuar nga disa persona të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve paraprake, fillimisht është sulmuar Skënder Nika, teksa po kthehej nga puna në banesën e tij. Më pas, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij, Bardhe Nika.
Dyshimet e para lidhen me një operacion antidrogë të zhvilluar rreth tre javë më parë, gjatë të cilit Policia asgjësoi tre parcela të mbjella me kanabis. Burime paraprake bëjnë me dije se çifti mund të ketë sinjalizuar autoritetet për aktivitetin e paligjshëm.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, dy të dëmtuarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lini një Përgjigje