
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë, pasi një 70-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që po punonte.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, ku dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, Dh. P., 70 vjeç.
I moshuari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje