TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2023, 13:16

E rëndë në Fier/ Ishte duke peshkuar me shokët, 21-vjeçari bie në kanal dhe mbytet

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Fier/ Ishte duke peshkuar me shokët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Hamit Senka dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Mediat raportojnë se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë nga ura brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më. Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por ende nuk ka shenja nga i riu.

"Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

20 vjecari mbytet fier

Lini një Përgjigje