TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 11:02

E rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe plagos djalin

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe plagos djalin

Sipas mediave greke, një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60 -vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një shqiptar ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi mëngjesin e së dielës ku 46-vjeçari vrau gruan e tij 60 -vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti – 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome – nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t'i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Lini një Përgjigje