Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale E. Xh.
Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.
Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje