Kronike29 Prill 2023, 14:58

E rëndë/ Po hapte biznesin e tij, plagoset me thikë shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë/ Po hapte biznesin e tij, plagoset me thikë shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 42 vjeçar shqiptar është plagosur me thikë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka qenë duke hapur lokalin e tij në Monteçhio Maggiore në momentin që është goditur dy herë me thikë.

Nga të njëjtat burime mësohet se 42-vjeçari ka qenë duke hapur biznesin, ‘Seven Lounge bar’, kur pas tij është shfaqur një burrë, i cili dyshohet se është italian dhe e ka sulmuar.

42-vjeçari ka marrë një goditje në mushkëri dhe në lartësinë e kofshës. Më pas autori u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.

Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka lajmëruar autoritetet përkatëse. Sakaq, policia po punon për kapjen e autorit.

itali shqiptar thike