
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ku një fëmijë i moshës 2 vjeç i gjinisë mashkull ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe ndërsa ka hipur në motorin e parkuar është rrëzuar në tokë.
Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë dhe do të transportohet drejt Tiranës.
Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.
Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.
Policia po vijon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Lini një Përgjigje