TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 15:48

Ekzekutimi në Rrëshen, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë; dy të tjerët dalin nga salla e operacionit

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi në Rrëshen, njëri prej të plagosurve në

Mësohet gjendja shëndetësore e të tre të plagosurve në atentatin që iu bë Martin Bardhit paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit.

Ilir Bardhoku, ish-drejtor i bashkisë së Mirditës dhe Olti Gjini kanë dalë nga operacioni, ndërkohë që 42-vjeçari Indrit Bardhi ndodhet ende në sallë. Gjendja e tij është më e rëndë dhe ka ende rrezik për jetën.

Një prej tyre mësohet se rrezikon të humbasë krahun (amputim). I plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri e mëlçi, ndërsa tjetri në mushkëri.  

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se autorët qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës dhe vijuan të qëllonin edhe teksa largoheshin. E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një kohë kur në zonë kishte qytetarë të shumtë.

Nga informacionet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hasmëri. 60-vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë, ku së bashku me të birin Enrik Bardhi, tentuan që të vrisnin në mes të qytetit të Rrëshenit Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

ekzekutim rreshen

Lini një Përgjigje