TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2026, 22:35

Emri/ Të njëjtën skemë e ka përdorur disa herë, zbulohet kush është hajduti i taksistit dhe karburanteve

Shkruar nga Pamfleti
Emri/ Të njëjtën skemë e ka përdorur disa herë,
Foto ilustruese

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të një serie grabitjesh që tronditën sot pasdite aksin Tiranë–Fushë Krujë–Milot. Bëhet fjalë për Emiliano Nikollin, i njohur edhe me emrin Emiliano Lleshi, banues në Mamurras, tashmë shpallur në kërkim aktiv.

Sipas burimeve zyrtare, ai është i njëjti person që ka përdorur një skemë të përsëritur mashtrimi, duke porositur taksi dhe më pas duke grabitur drejtuesit nën kërcënimin e armës.

Sipas hetimeve, Nikolli mori një taksi në zonën e Tajvanit në Tiranë me destinacion të supozuar Fushë-Krujën. Teksa u afrua në zonën e Tapizës, ai nxori një armë zjarri, kërcënoi taksistin dhe mori kontrollin e automjetit. Pasi e largoi fizikisht drejtuesin në një zonë të thellë, i mori telefonin dhe paratë, duke vijuar rrugën me makinën e rrëmbyer.

Krimi nuk ndaloi këtu. Autori shkoi më pas në një pikë karburanti në afërsi të Milotit, ku me të njëjtën armë kërcënoi punonjësin dhe i mori xhiron ditore. Të njëjtën taktikë kishte përdorur edhe në fund të muajit dhjetor, në një tjetër grabitje ndaj një taksisti nga Tirana.

Pas grabitjeve, mjeti i përdorur u gjet i braktisur pranë një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa autori është ende në arrati dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm. Policia ka shpërndarë identitetin dhe foton e tij për të ndihmuar në lokalizimin.

 

grabitje fushe kru karburant taksi

1 Komente

  1. T
    Tini

    Vetem emri i ktij sheikut nuk e ndihmon komunitetin e taxixhinjve, na duhet edhe foto, se mbase kemi fatin e na vjen prap si klient nga para makines dhe i japim akomodim special, shtrrire (ose horizontal) per ne destinacion.

    Lini një Përgjigje