TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2025, 17:10

EUROPOL shkatërron rrjetin më të madh të trafikimit të artefakteve në Evropë, aksioni shtrihet edhe në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

EUROPOL shkatërron rrjetin më të madh të trafikimit të

Më 19 nëntor 2025, një operacion i gjerë ndërkombëtar i udhëhequr nga autoritetet bullgare dhe i mbështetur nga Europol, çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal të specializuar në trafikun masiv të objekteve kulturore nëpër Europë dhe më gjerë.

Aksioni u zhvillua nën kuadrin e një task-force operacionale me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa qendra e koordinimit ngriti bazat në

EUROPOL shkatërron rrjetin më të madh të trafikimit të

Operacioni nisi pas një kontrolli të vitit 2020 në një banesë në Bullgari, ku policia gjeti rreth 7 000 artefakte me vlerë të paçmuar historike e monetare. Gjithçka, nga objekte të periudhës greko-romake dhe thrake, rezultuan pa dokumentacion prove origjine, duke ngritur dyshimin se ishin marrë nga gërmime të paligjshme.

Që prej atëherë, objektet ruhen në Muzeun Kombëtar të Historisë në Sofje.

Çfarë u arrit në “ditën e operacionit”:

-35 arrestime në Bullgari

-131 kontrolle në banesa, automjete dhe kasaforta bankare

-1 kontroll në Shqipëri, 120 në Bullgari, 3 në Francë, 3 në Gjermani, 4 në Greqi

-Mbi 3 000 artefakte të sekuestruara, përfshirë monedha ari e argjendi dhe antikitete të tjera

-Vlerë totale e sendeve të kapura: mbi 100 milionë euro

-Sekuestrohen gjithashtu: vepra arti, armë, dokumente, pajisje elektronike, mbi 50 000 euro cash dhe ar investimi

Personi kryesor i dyshuar (HVT), sipas autoriteteve, dyshohet të ketë financuar gërmime të paligjshme në Bullgari dhe vendet fqinje të Ballkanit, ku grupe lokale punonin për llogari të ndërmjetësve që furnizonin tregun ndërkombëtar të artit.

EUROPOL shkatërron rrjetin më të madh të trafikimit të

Përfshirja e Shqipërisë

Edhe pse operacioni u fokusua kryesisht në Bullgari, pjesëmarrja e Shqipërisë në task-forcë çoi në një kontroll të autorizuar në territorin shqiptar.

Burime policore europiane nënvizojnë se rajoni ballkanik mbetet një nyje tradicionale e trafikut të antikiteteve, për shkak të arkeologjisë së pasur dhe informalitetit të lartë në tregun e objekteve të vjetra.

Shqipëria, ashtu si Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prej vitesh shihet si territor ku trafikantët kërkojnë artefakte të pa-dokumentuara për t’i futur në tregjet e BE-së, duke i kaluar shpesh përmes Bullgarisë.

EUROPOL shkatërron rrjetin më të madh të trafikimit të

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ha ha ha, na bete per te qeshur. Pse kane mbetur akoma ne Shqiperi nga keto artifaktet?

    Lini një Përgjigje