
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në Shëngjin të Lezhës.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar lëndën narkotike kanabis. Aksioni është kryer nga forcat “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 26 vjeç, banues në Shëngjin, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje