TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2025, 15:54

Vrau Flori Paluçin për një kafe në Manzë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për Daniel Pepën

Shkruar nga Pamfleti

Vrau Flori Paluçin për një kafe në Manzë, Gjykata e

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin të lërë në burg Daniel Pepën, vrasësin e Flori Paluçit në Manzë.

21-vjeçari Daniel Pepa u paraqit këtë të enjte para Gjykatës së Durrësit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e kushteve të caktimit të masës së sigurisë.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata verifikoi kushtet ligjore të masës së mëparshme të sigurisë, caktuar në mungesë.

Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë, u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për krimin para trupit gjykues, duke deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me përgjegjësinë e veprimeve të tij.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët me vendimin nr. 692/2, datë 13.11.2025, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe ngarkimin e Prokurorisë në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e vendimit.

Hetimet për vrasjen e dyfishtë vijojnë, ndërsa Daniel Pepa do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit.

Lini një Përgjigje