TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 13:11

“Fluturoi” me “BMW X6” mbi digë, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm te Liqeni Artificial (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Fluturoi” me “BMW X6” mbi digë, dalin pamjet e
Eldi Allushi

Janë publikuar pamjet e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës.

Siç shihet edhe nga video , mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë.

Mësohet se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 250 km/h, teksa shtoi se është parë të largohej i lënduar nga dëshmitarët okularë.

“Fluturoi” me “BMW X6” mbi digë, dalin pamjet e

Eldi Alushi në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur dhe pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Makina e braktisur është pa targa, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

eldi allushi aksidenti te liqeni artificial

Lini një Përgjigje