TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2026, 10:36

“Furnizonin” me drogë disa zona në Tiranë, arrestohen 2 persona; sekuestrohen 1 kilogram heroinë

Shkruar nga Pamfleti
“Furnizonin” me drogë disa zona në Tiranë, arrestohen
“Furnizonin” me drogë disa zona në Tiranë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar këtë të diel nga Policia e Tiranës, pasi u kapën në posedim të mbi 1 kilogrami heroinë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Arrestimet u kryen në kuadër të fazës së tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, i cili synon goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ranë Gezim Muhameti, 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zhuljan Prençi, 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sipas Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram e 71 gramë heroinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike ishte planifikuar të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Policia njoftoi se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë dy fazave të mëparshme të operacionit “Zonat”, autoritetet kanë sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë dhe kanë arrestuar dy persona të tjerë.

"Tiranë/Intensifikohen kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.

 Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

droge tirane 2 persona

Lini një Përgjigje