TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2024, 21:20

Furnizonin me drogë skiatorët, kush janë shqiptarët e arrestuar të lidhur me grupin e shkodranit

Shkruar nga Pamfleti

Furnizonin me drogë skiatorët, kush janë shqiptarët e

Publikohen detaje nga hetimet dhe arrestimet pas operacionit policor “Apres”, të nisur në Livigno, Sondalo, Torino dhe Rimini.

Të arrestuarit dolën para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa tre të parët që u intervistuan ishin protagonistët e këtij rrjeti droge të destinuar për në tregun e Livigno, Bormio, deri te Grosio.

I pari që u mor në pyetje ishte Matteo Rodigari, 33 vjeç, nga Livigno, i mbrojtur nga Francesco Romualdi, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve të bëra. Ai konsiderohet si një nga shpërndarësit vendas të drogës më të afërt me bandën shqiptare të lidhur me mafien “Skutari”.

Më pas është dëgjuar Indrit Idrizi, 40 vjeç, shqiptar, por banues në Livigno, xhaxhai i të arratisurit të kërkuar në Francë i konsideruar si organizator i grupit dhe Gentian Dabati 40 vjeç, nga Skutari, besohet se të jetë ai që ka transportuar drogën përmes Valtellinës në Livigno. Ai konsiderohet si korrieri ndërsa gruaja e tij 24-vjeçare ndodhet në arrest shtëpie.

Marrja në pyetje do të mbyllet të mërkurën me dëgjimin e katër personave në arrest shtëpie në Valtellina, duke pasur parasysh se të tjerët po intervistohen diku tjetër sepse janë të burgosur në Rimini dhe Ivrea. Është hera e parë që një rrjet i tillë droge, i aftë për të sjellë 100 mijë euro të ardhura, por edhe i destinuar për turistët dhe skiatorët, shkatërrohet në Alta Valtellina dhe veçanërisht në zonën Livigno.

Lini një Përgjigje