TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2025, 15:13

Gjendet një sasi lëndësh piroteknike te Universiteti Politikenik, policia nis hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një sasi lëndësh piroteknike te Universiteti Politikenik,

Një sasi lëndësh piroteknike janë gjetur nga Policia e Tiranës në murin rrethues të Universitetit Politeknik.

Lënda piroteknike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje