TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 17:52

Gjykata i ktheu makinën luksoze, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë e akuzuar për dy vepra penale (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata i ktheu makinën luksoze, kush është Klea Gjata, e dashura

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës, e cila po hetohet në gjendje të lirë nga prokurori Behar Dibra, si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës pas një padie të dorëzuar nga e ëma,  shtetasja Sh. Gj që kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.

Makina luksoze e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Këto kërkesa ishin bashkuar në një të vetme në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024.

Gjykata i ktheu makinën luksoze, kush është Klea Gjata, e dashura

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit.

Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj.

27-vjeçarja Klea Gjata nga Lushnja, pjesë e grupit të Laert Haxhisë u arrestua gjatë operacionit të koduar “Never Forget” një vit më parë, por u lirua.

Gjykata i ktheu makinën luksoze, kush është Klea Gjata, e dashura

“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Emri i saj doli gjatë dëshmisë së Artan Tafanit. Ai  ka folur shumë dhe mjaftueshëm për të zbardhur disa ngjarje kriminale në vend, të kryera nga banda e Lushnjes. Vetëm prej dëshmive të tij janë zbardhur 6 vrasje, brenda dhe jashtë vendit, e po shumë ngjarje të tjera kriminale, ku të përfshirë nuk kanë qenë vetëm "djemtë" e bandës së Lushnjes. Mes të arrestuarve ishte edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, e cila mendohet se është e dashura e Laert Haxhisë.

Lini një Përgjigje